Qeveria e Kosovës parasheh lehtësim të masave anti-Covid si dhe zgjatjen e orarit për gastronominë

Qeveria e Kosovës parasheh lehtësim të masave anti-Covid si dhe zgjatjen e orarit për gastronominë

Masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona janë duke u rishikuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Siç merret vesh qeveria po parasheh lehtësim të masave antiCOVID-19. Pra, është propozuar që të zgjatet ora e lëvizjes së qytetarëve dhe punës së operatorëve ekonomikë është zgjatur deri në orën 22:00 në të gjitha zonat e rrezikut. Po ashtu është propozuar që qendrave tregtare t’iu lejohet puna nga ora 05:00 deri në 22:00. Edhe shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë parashihet të lejohen që të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”. Ndërsa transporti publik vazhdojnë të punojnë duke shfrytëzuar deri në 50 përqind të kapaciteteve duke respektuar “manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”. Taksitë lejohen të punojnë me një pasagjerë parapa ose deri në tre nëse janë anëtarë të familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …