Brickos

Selim Pacolli

Selim Pacolli: Premtimet e mia parazgjedhore, si kandidat për kryetar të Prishtinës do t’i përmbushë në përpikmëri

Mbi pretendimet e parashtruara sot në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga asambleistja, Fitnete Bejta, në lidhje me mos-vullnetin e qeverisjes komunale për linjën e Trafikut Urban, për të përfshirë disa fshatra të komunës tonë, dëshiroj të theksoj se unë si nënkryetar i Komunës së Prishtinës që nga 10 janari i vitit 2018, atëherë kur edhe e kam marr mandatin, kam shprehur interes dhe motiv të veçantë për ketë zonë, e cila me vite të tëra është lënë pas dore!
Sa i përrketë temës në fjalë, më duhet të shtoj se fillimisht ka qenë kërkesë e disa banorëve te Keçekollës që autobusi të qarkullijë deri në fshatin e tyre, me kërkesë specifike bartja e nxënësve drejt Prishtinës dhe anasjelltas. Pas realizimit të kësaj kërkese nga ana e Komunës së Prishtinës kanë pasuar kërkesa të tjera, që kësaj linje ti zgjatet itinerari deri në fshatin Hajkobillë, fshati i fundit kufitar me Komunën e Kamenicës dhe në vazhdimësi kemi pasur kërkesa edhe për fshatra të tjera siç është Ballabani, Koliqi, Sharbani, Mareci, Mramori, Shashkovci dhe Kishnica. Marrë në konsideratë ketë fakt, na duhet riorganizim i linjave të tjera të trafikut urban. Kjo iniciativë mund të implementohet vetëm duke zbatuar rregulloret dhe ligjet në fuqi.
Andaj, unë i siguroj banorët e këtyre fshatrave se ne jemi duke punuar në ketë drejtim dhe në mbledhjet e radhës do të kenë një propozim, i cili sigurisht që do të ketë implikim buxhetor dhe si i tillë do të kalojë përmes përfaqësuesve të Kuvendit të Komunal të Prishtinës. Më duhet të theksoj dhe siguroj qytetarët e këtyre anëve, se premtimet e mia parazgjedhore, si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës do t’i përmbushë në përpikmëri dhe se ana e Gollakut do të ketë infrastrukturën rrugore të ndërtuar, për ti dhënë mundësi zhillimit të agroturizmit dhe projekteve tjera rekreative për t’i dhënë jetë aktive. Prandaj dëshiroj që pretendimet e tilla të pabazuara dhe për qëllime elektorale mos të ndikojnë në mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …