Avdullah Hoti: Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së, elektorati ynë nuk shkon në Vetëvendosje

Avdullah Hoti: Nesër në Bruksel diskutimet do të jenë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke

Kryeministri, Avdullah Hoti, bashkë e ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kanë mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën është miratuar Master-Plani për organizimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte të pandemisë. Kryeministri Hoti, me këtë rast, tha se në dokumentin e miratuar janë dhënë shumë qartë udhëzimet se si dhe kur hapen shkollat, kriteret që duhet të përmbushen për hapjen e shkollave, kriteret për organizimin dhe procedurat që duhet të ndiqen për organizimin e mësimit online, i cili do të jetë i plotë, si një platformë shtesë për nxënësit. I  pyetur nga gazetarët se cilat janë temat që do të diskutohen nesër në nivel të ekspertëve në Bruksel, kryeministri Hoti tha se ka një dakordim të përgjithshëm edhe me partnerët e koalicionit brenda Qeverisë, edhe me raportimin që ka bërë në Kuvend, se dialogun e zhvillojmë për njohje reciproke, për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke, që adreson në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha kryeministri Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …