Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Hoti: Formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe në rajon dhe shtrirje e forcim të gjeopolitikës euro-atlantike

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për mes një shkrimi ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon, pra do të jetë e kundërta e asaj që thotë kryetari serb se një gjë e tillë do të shkaktone shok adhe ankth. “Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabrim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë. Përndryshe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike. Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …