Avdullah Hoti thotë se LDK-ja mund t’i bashkohet kësaj Qeverie, duke krijuar një Qeveri gjithëpërfshirëse

Hoti thotë se Projektligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për pagat në sektorin publik nuk respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” apo parimet tjera parapara në nenin 3. “Arsimtarët e shkollës së mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshtë ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0. Ligji lë hapësirë për përcaktim të të ardhurave me vendime të organeve të tjera, duke lënë hapësirë që prapë me vendime ekzekutive të krijohen pabarazi në të ardhura”, ka shkruar Hoti. Ai ka theksuar se me nenin 27, u ruhen pagat e larta atyre që për shumë vite kanë përfituar shumëfish më shumë se vartësit e tyre ose të punësuarit e tjerë. “Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, që është harmonizimi i pagave në sektorin publik. Si i tillë, ky ligj duhet të tërhiqet. Ligji duhet të rishkruhet në konsultim me të gjitha kategoritë e të punësuarve në sektorin publik. Qeveria duhet ta anulojë vendimin për rritje të pagave për vete, sepse ai vendim paraqet konflikt të interesit sipas vlerësimit të Agjencisë Antikorrupsion që është organi i vetëm që vlerëson ligjërisht konfliktin e interesit”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …