Avni Ajdini: Shkalla e papunësisë e rritur mbi 40 përqind në Kosovë është edhe si rezultat i pandemisë

Avni Ajdini: Shkalla e papunësisë e rritur mbi 40 përqind në Kosovë është edhe si rezultat i pandemisë

Shkalla e papunësisë në vend është rritur mbi 40 përqind. Kjo rritje ka ndodhur edhe si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Kështu vlerëson kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, sipas të cilit rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur për shkak të pandemisë, me ç’rast humben vendet e punës 10 përqind e punëtorëve në sektorin privat. Për çështjen e pagës minimale, kryetari i BSPK-së, Ajdini, thotë se për fat të keq kjo qeveri ende nuk ka realizuar premtimin për ngritjen e kësaj page. Kreu i BSPK-së po kërkon nga Qeveria Kurti edhe njohjen e stazhit të punës për të gjithë ata që u larguan nga puna gjatë viteve të 90-ta./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …