Avni Arifi: Marrja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën

Njohësi i rrethanave politike, Avni Arifi ka vlerësuar se se marrja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën. Ai ka shtuar më tutje se ky shtet i ka dhënë vendit tonë mbështje në proceset integruese. “Po së pari kemi të bëjmë me një vend që është bukur vend mik, që e ka ndihmuar Kosovën në proceset e ndryshme të anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare. Edhe njëra nga parimet e paralajmëruara të presidencës irlandeze do të jetë zgjerimi. Domethënë, politikat e zgjerimit të BE-së, që faktikisht kjo është diçka çka Kosova aspiron”. Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi ka theksuar më tutje ka shfaqur brengen se “askush nuk mundet me ndihmu Kosovën përderisa që dy vjet asnjë reformë nuk e ka bërë. Jo vetëm që dy vjet, po pothuajse që gjashtë vjet ka ngecë në procesin e reformave. Nuk ka institucione. Shumica, prej presidentit e të gjeneral të ushtrisë, janë me ushtrues detyre. Kosovës i mungojnë edhe katër gjeneralë, paramendoni. Sa drejtorë, sa sekretarë që janë ushtrues detyre”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …