Avokati, Anton Nrecaj, lidhur me disa akuza të kryeministrit, Kurti, tha se gjyqtarët e prokurorët nuk mund t’i ruajnë qytetarët

Avokati, Anton Nrecaj, lidhur me disa akuza të kryeministrit, Kurti, tha se gjyqtarët e prokurorët nuk mund t’i ruajnë qytetarët

Avokati, Anton Nrecaj, ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për vrasjet  me fund tragjik si kjo që ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, i cili ka thënë se janë pasojë e mos punës së gjyqësorit. Avokati  Necaj ka  thënë se  gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund t’i ruajnë qytetarët. Barrën në këto raste me fatalitet e bartë edhe Policia. Ai tërhoqi një paralele duke krahasuar shpejtësinë e arritjes në vend të ngjarjes së Policisë në cilindo vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe shpejtësia e arritjes së Policisë në vend të ngjarje, në Kosovë.  Deri diku mund të pajtohem me deklaratën e kryeministrit, që një pjesë e asaj që po ndodhë është pikërisht dështimi i sistemit të drejtësisë. Mirëpo nuk është vetëm sistemi i drejtësisë që ka dështuar. Sepse në raste të tilla kur kemi të bëjmë me çështje të sigurisë, gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund t’i ruajnë qytetarët, ka thënë mes tjerash avokati Nrecaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …