Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, po vazhdon të përgjigjet, dëshmitari, Frederik Abrahams

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson hedh poshtë me fakte e argumente provat e dëshmitarit të instruktuar, Abrahams

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdoi seanca gjyqësore  me marrjen në pyetje të dëshmitarit të Prokurorisë  Frederic Abrahams. Ky është dëshmitari i 22-të i Zyrës së Prokurorisë që dëshmon kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai  në seancën e sotme derisa  po merrej në pyetje nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ai  nuk u ka përballura trillimeve e komentimeve të tij të pabazuara. Emmerson  ka kundërshtuar fuqishëm konstatimet e Abrahamsit për vrasjen e civilëve nga UÇK në shtator të vitit 1998. Gjatë marrjes në pyetje, Emmersoni e ka detyruar Abrahamsin të pranonte se ka gabuar në raportin e tij kur ka bërë konstatime të tilla, e për më tepër, bazuar vetëm nga burime serbe që nuk i kishte hetuar dhe nuk i kishte konfirmuar nga burime të tjera.

Pjesë nga biseda mes Emmersonit dhe Abrahamsit:

Emmersoni: Ju keni ricikluar propagandën serbe apo jo?

Abrahamsi: Duhej të ishte shkruar ndryshe.

Emmersoni: Këto pretendime i morët nga pala serbe?

Abrahamsi: Po

Emmersoni: A keni intervistuar ndonjë dëshmitarë sa i përket vrasjeve të pretenduara?

Abrahamsi: Po

Emmersoni: Kur thoni vrasja e shtatorit të 1998-s, a e kuptuat se në aktakuzë nuk ka vrasje në shtator?

Abrahamsi: Është formuluar keq…!

Emmersoni: Është e gabuar…? Kur po flisni për vrasjen e shtatorit… s’ka pasur fare vrasje…A ishte tërësisht e gabuar…? Na thatë se jepni mësime për studentët. Ju duhet të bëni dallimin mes provave dhe vlerësimit forenzik. I vetmi vlerësim i saktë është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-s….

Abrahamsi: Fjalia duhej të ishte shkruar ndryshe, për pretendime se janë vrarë nga UÇK… Unë mund të të flas për një rast tjetër, për një pretendim….

Emmersoni: Na dëshmuat se sa e rëndësishme ishte dhe cila ishte metodologjia me të cilën bëtë hetimet tuaja, dhe nuk keni respektuar asnjë prej tyre….? Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?

Abrahamsi: S’kemi bërë hetime në tërësi. E kam përmendur këtë, por nuk është reflektuar në mënyrë të saktë. Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit.

Emmersoni: Ju nuk keni shkuar në vendngjarja apo jo?

Abrahamsi: Ne shkuam në vendin e krimit. U përpoqëm që të shkonim në Liqen…Në atë pikë që shkuam ne trupat ishin larguar dhe po mbaheshin në një hotel në një morg të sajuar dhe ne nuk u lejua që të shkuam në hotel.

Emersoni: Por ju nuk shkuar tek Liqeni?

Abrahamsi: Jo nuk shkuam atje. Shkuam te morgu i improvizuar.

Emmersoni: Ju s’keni qenë në gjendje të bëni gjëra…

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …