Avokati i njohur Tomë Gashi, do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 9 janar

Avokati i mirënjohur, Tomë Gashi, ka thënë se do të marrë pjesë në protestën e opozitës me 9 janar. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale do të bëhet pjesë e  politikës. Avokati i njohur për mbrojtjen e eprorëve dhe lutëtarëve të UÇK-së, iu ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të marrin pjesë në protestën e 9 janarit, për të cilën shpreson të jetë e qetë dhe e padhunshme Avokati po ashtu thotë se ka vendosur t’i hyjë politikës, por këtë do ta bëjë pas përfundimit të mandatit të Gjykatës Speciale.

Gashi pranoi se ka simpati për ish-kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që sipas tij, ai asht i vetmi që mund t’i çojë proceset përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …