leoni

Aziz Bici

Aziz Bici ka qenë vetë në komisionin për të cilin thotë se nga 250 ushtarë të UÇK-së dolën 600 veteranë, sqaron Faton Klinaku

Kryeveterani, Faton Klinaku, ka reaguar kundër deklaratave këshilltarit të Albin kurtit, për veteranët,  Aziz Bici, i cili tha se në batalionin e tij ishin 250 ushtarë, kurse në lista janë 600. Klinaku ka thënë se deklaratat e tilla janë lojëra politike me këtë çështje, nuk i bëjnë nderë askujt.  Sa i përket asaj që ka deklaruar Aziz Bici se në batalionin e tij ishin 250 ushtarë, e në atë batalion isha edhe unë e sipas tij ia paska bërë komisioni numrin 600, po theksoj se vetë Aziz Bici  ishte komision për vlerësim e verifikim, ndërsa  unë nuk kam qenë, Nga pozita që e kam unë, dhe duke pasur parasysh që si OVL UÇK kemi kërkuar hetim nga prokuroria dhe prandaj ka proces gjyqësor që duhet të përfundojë, nuk dua të merrem por do të ishte mirë të publikohet ajo listë prej atyre 250 vetave, e të shihen se cilët nga ata qindra ushtarët do të mbeten jashtë saj, por edhe për këtë mendoj se duhet të merret prokuroria”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …