Brickos

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: A është Albin Kurti kopje e politikanit grek, Aleksis Ticipras?

Për nga mënyra e ardhjes në pushtet, këta dy politikanë nuk dallojnë fare ndërmjet vete. Tek të dy këta e gjejmë ideologjinë e së majtës radikale të kombinuar.

Sikur politikani grek, ashtu edhe Albin Kurti, për të arritur synimin politik, kanë bërë koalicione me subjekte a individë nga e djathta.

Të kujtojmë koalicionin e Albin Kurtit me listën “Guxo” të Vjosa Osmanit. Retorika e qeverisjes së njeriut me duar të pastra nuk ështe e re si diskurs politik, pasi po këtë retorikë e kishte përdorur edhe Tcipras.

Politikani i majtë grek, në fushatë kishte përdorur moton: “Ne jemi më të mirët, kundërshtarët tanë janë të këqij dhe të korruptuar!”

Diskursi i fushatës së LVV- së, NE dhe ATA, buron nga po ajo mendësi e politikës së Syriza-s së Tciprasit.

Politikani grek i cili kishte fituar zgjedhjet në Greqi me retorikë të tillë, mendoi se pas këtij diskursi kishte përfunduar gjithçka dhe se opozitës ia kishte mbyllur gojën! Ai u gabua. Kësisoj sot është duke vepruar edhe Albin Kurti.

Sikurse Tciprias edhe Kurti, s’e çon nëpër mend se politika është lumë që rrjedh, e jo pus i bretkosave!

Tcipras erdhi në pushtet me akuzën ndaj Perëndimit,  veçanërisht ndaj Gjermanisë dhe e la pushtetin me kursin shumë properëndimor të ndjekjes.

Edhe Albin Kurti e ka po këtë histori të ngritjes në karrierë dhe sot, po sikurse politikani grek, në pushtet është properëndimor, edhe përtej secilit parashikim.

Kursin e tillë të Tciprasit, Perëndimi e shfrytëzoi për mrekulli për arritjen e marrëveshjes Greqi- Maqedoni e Veriut dhe atë rajon e largoi nga ndikimi i Rusisë dhe i Turqisë, por jo vetëm i këtyre dy shteteve.

Mbase edhe Kurti do ta ndjek politikën e Tciprasit për arritjen marrëveshjes finale Kosovë-Serbi dhe, po për qëllime të njëjta.

Siç duket politika e Perëndimit i ka për një përdorim politikanët e së majtës radikale në rajon. Bijnë nga pushteti posa t’i kryejn detyrat!

Tcipras u kishte premtuar shumë ndryshimin popullit grek, por ai nuk ndryshoi asgjë pos vetvetes, andaj edhe populli e braktisi.

Një përfundim të tillë e pres edhe për politikën e LVV- së.

Kurti në mes të dëshirave dhe të vërtetës!

Qytetarët nuk u lodhën për ta ditur e gjetur të vërtetën për të veçantën e krijimit të shtetit.

Ata votuan duke zgjedhur dëshirat e tyre.

Albin Kurti me LVV-në, në opozitë u foli për dëshirat e qytetarëve. Kështu u foli Tsipiras popullit grek, u foli vetëm për dëshirat e tyre dhe jo realitetin ekzistues në Greqi.

Sot në pushtet ai është në mes të atyre dëshirave dhe të vërtetës së të veçantës së krijimit të shtetit të Kosovës.

Në mes të dëshirave dhe të vërtetës është e vështirë të mbash pozicion politik. I ndan një kufi në mes.

Cilëndo anë ta mbajë o me dëshira apo me të vërtetën, kulti politik i Albin Kurtit do të bie.Edhe politikani i majt grek, Tsipiras zgjodhi të vërtetën e jo dëshirat e premtuara sa ishte në opozitë dhe këtu mbaroi kulti i tij.

Nëse ky kult bie nuk do të thotë se apriori ngritet kulti i ri nga partitë të rënditura si partia e dytë a tretë.

Në skenë mund të paraqiten subjekte dhe lëvizje me lider tjerë nëse aktualët nuk i qartësojnë pozicionet e tyre politike jo nga prizmi i dëshirave por nga prizmi i të vërtetës për të veçantën e krijimit të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …