Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Kosova në udhëkryqin politik

Politika e viteve të 90-a e ka pasur “më të lehtë” veprimin, pasi e ka pasur të qartë se cili ishte armiku e cili miku. Politika e brezit të sotëm nuk po arrin ta identifikoj këtë gjë.

Prestigji i një partije, lideri në masë lind mbi pengesat e kapërcyera e jo duke e thelluar ato  e mbetur në to. Politika në Kosovë vazhdimisht po ka afinitet të krijojë pengesa e më pas po mbetet në to duke kërkuar shpëtimin duke thirrur për organizim zgjedhjesh të lira me problemet e vjetra. Të mençurit kanë thënë që koha humbet në katër mënyra: të mos bësh atë  që duhet, të mos e bësh në kohën e duhur, të mos e bësh ashtu siç duhet. Kosova e vitit 2018 vërttë nuk e ka kohën për të humbur duke shkaktuar kriza institucionale, kriza politike të identitetit. Ne po e humbim kohën jo duke bërë politikë, por duke u marrë me të, e  në anën tjetër kundërshtarët tanë po ecin. Dëshirat, interesat, egot e propotenca na e përbëjnë ritmin e jetës së politikës në Kosovë, qoftë ajo në rrafshin individual apo të organizuar. Ritmi i tillë shpeshherë ta shkatrron mendjen dhe shpirtin madje edhe të prek emocionalisht, gjë që të pengon të veprosh racionalisht dhe me arsye politike. Është koha për t’u ndalur, pushuar e menduar në qetësi e paqe. Është koha e të menduarit pozitivisht për të arritur tek qëllimi politik si vlerë e përbashkët. Duhet kuptuar se jemi në fazën finale të realizimit të në objektive, andaj nuk duhet të ketë vend për atë thënien popullore :” Për inat të resë më vdektë djali!”.

Politika e viteve të 90-a e ka pasur “më të lehtë” veprimin, pasi e ka pasur të qartë se cili ishte armiku e sili miku. Politika e brezit të sotëm nuk po arrin ta identifikoj këtë gjë.

Politikanët në Kosovë mbase këtyre ditëve duhet ta kultivojnë më shumë pozicionin e marrrësit. Politikat e Bashkimit Europian karshi Kosovës po e stimulojnë një model të tillë të veprimit politik që ushqen radikalzimin në çfarëdo forme. BE duhet ta evitojë gabimin e planifikimit strategjik me qasjen selektive në proceset integruese të shteteve të Ballkanit Perendimor.

Zgjedhjet e brendshme në PDK dhe reflektimi i tyre

Uilliam Xhems, mendimtar i madh nga SHBA- ja në një fjalim të tij pati thënë: “Zbulimi më i madh i gjeneratës sime është se qeniet njerëzore mund ta ndryshojnë jetën e vet, nëse e ndryshojnë mënyrën e të menduarit”, mbase ky mund të jetë edhe qëllimi i Dekadës së Re. Nuk bënë të mjaftohemi me atë që kemi në dorë, porse nga ajo të nxjerim vlera tjera më cilësore duke tejkaluar ate që kemi në dorë. Kjo e bënë progresin. Duhet mbyllur imitimin e veprimit politik me akter të rinjë.

Jargavitjet po e bëjnë të pistë karieren politike të ca politikanëve. Të tillët po dëshmojnë se vendit i duhet vazhdimsia e një politike të trasuar nga PDK ja, ndryshe nuk ecet nëpër procese. Ndryshe Partia Demokratike e Kosovës , e themeluar në tetor të vitit 1999, ka një histori të rrugës së krijimit, zhillimit dhe fuqizimit për të qenë aty ku është sot, mbase me qartësi konceptuale e që qetësisht të reformohet. Vlerat e anëtarsisë së kësaj partije shkojnë përtej këtij përceptimi të ngritur medial për të, në të tashmen politike. Si duket, kryetari i kësaj partije ka të qartësuar idetë reformuese për të qenë në koherencë me kohën e veprimit dhe shndërimit të partisë në model të organizimit e vizionit. Ky rrugëtim, gjithsesi që do ti ketë vështërsitë e veta, por jo të pakalueshme, mjafton qetësia dhe vullneti veprues. Balancimi në përfaqsim i shtyllave kryesore të saja do të jetë evident , pasi eliminon stërkeqjen e mundshme.

 

Kosova, presidenti turk dhe lëvizja Gylen

 

Erdogan dhe Gylen, dy kundërshtarët më të mëdhenjë politik në Turqinë e sotme, dikur ishin miq të idealit për realizimin e një shoqërie apo shteti të Turqisë, në rrugëtimin drejt cakut final. Gjersa Erdogan shihet si një pragmatist dhe paksa kontravers me çasjen drejtë rritjes së lëvizjes islamike, Gylen kërkon shoqëri dhe shtet në frymën e perfeksionizmit. Kundërshtitë e Erdoganit me Lëvizjen Gylen u rritën nga akuzat e kësaj të fundit për korupsionin e qeverisjes se Erdoganit. Vështirë eshtë të arish në përfundim për akuzat e presidentit turk se prapa tentimit për grushtshtet qëndron Gylen, njeriu i cili vazhdimisht ka deklaruar. ” Se në botën moderne e vetmja mënyrë për t’i bërë të tjerët t’i pranojnë idetë tua është bindja.” Ai i përshkruan ata që përdorin dhunën si qenie intelektuale të rënuara. Baza e mendimit të Gylenit konsiston në bashkimit fetar me edukimin shkencor modern për të krijuar një botë më të mirë, bazuar në aktivizmin pozitiv, altruizmin, dialogun fetar, ndërfetar dhe ndërkulturor. Ai në të gjitha librat e publikimet e tij, është për tolerancë fetare që do të arihej përmes dialogut. Ai këtë edhe e ka promovuar gjatë takimit të tij me Papa Gjon Palin në Vatikan në vitin 1998. Përpjekja e Gylenit për paqe botërore të ridizajnuar në rikthim të vlerave, bëri që ai të jetë në mesin e intelektualëve më të çmuar në botë dhe është shpallur midis heronjëve bashkëkohës të paqes bashkë me Jezusin, Budën, Gandin, Martin Luter Kingun dhe Nënën Terezë.

Politika e Kosovës karshi zhvillimeve në Turqi e rreth saj duhet ta ketë politikën e matur e mbi të gjitha pragmatiste, politikë që ruan e kultivon interesin nacional të vendit së pari e më pas kontribuon në rirreshtimin gjeopolitik të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …