Bahri Rrahman Fazliu (31.8. 1971 - 7.5.1998)

Bahri Rrahman Fazliu (31.8. 1971 – 7.5.1998)

Në fshatin Llaushë të Besianës, më 31 gusht të vitit 1971, lindi Bahri Fazliu. Babai i tij, Rrahmani, punonte në minierën e Kishnicës. Në edukimin atdhetar të fëmijëve të kësaj familjeje minatore ndikoi edhe nëna, Halimja.

Shkollën ”Fillore dhe të mesmen, Bahriu i kreu në Prishtinë. Një muaj pas rënies së vëllait të tij, Fahriut, së bashku me Afrim Zhitinë, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, të cilët ranë trimërisht duke luftuar kundër policisë jugosllave në dhjetor të vitit 1989, Bahriu arrestohet për shkak të veprimtarisë kundër pushtetit. serb dhe dënohet me gjashtë muaj burg. Pas vuajtjes së dënimit, në vitin 1990 u regjistrua në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Që prej moshës’së re, guximi ishte tipar dallues i Bahriut. Ai, sikurse edhe i vëllai, Fahriu, kishte bindje të pathyeshme në fitoren e popullit të vet. Rënia heroike e vëllait, Fahriut, dhe Afrim Zhitisë, nuk e demoralizoi.
Përkundrazi, Bahriu me vëllezër dhe“ me bashkëmendimtarë do ta vazhdojë me sukses rrugën e militantizmit atdhetar. Prej vitit 1990 deri në vitin 1993, disa herë ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në vitin 1993 ishte ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në kuvendin themelues të kësaj Organizate u zgjodh anëtari Këshillit të Përgjithshëm të Përkohshëm, si dhe anëtari redaksisë së gazetës Çlirimi. Emrin e këtij organi të shtypit të LKÇK-së, e kishte propozuar.
Bahriu. Më vonë Bahriu u bë edhe kryeredaktori kësaj gazete. Në shkrimet e tij, në gazetën Çlirimi, e cila shpërndahej ilegalisht në Kosovë, ai fishikullonte politikën e nënshtrimit të partive legale politike të shqiptarëve në Kosovë, të cilat regjimit okupator serb i shërbenin si marketing politik para diplomacisë botërore. Mesazhi kryesor i shkrimeve të Bahri Fazliut të botuara në gazetën Çlirimi ishte përforcimi i opcionit militant të rinisë shqiptare, e cila dita ditës vetëdijësohej në alternativën e rezistencës aktive, se vetëm lufta e armatosur kundër pushtuesve të viseve të robëruara të Shqipërisë do ta bënte realitet aspitarënhistorike shqiptare për liri dhe bashkim kombëtar.

Nevojën e organizimit për luftë të armatosur Bahri Fazliu, asokohe i njohur me emrin konspirativ Gëzimi, e argumentonteme përvojën e popujve që luftuan për liri gjatë historisë së lashtë, duke shkoqitur edhe shembuj të tjerë të shumtë të luftës së popujve kundër shtypjes e tiranisë pushtuese.

Bahriu, përpos që ishte një luftëtari madh i lirisë, njëkohësisht ishte edhe një intelektual i fuqishëm, analist i thellë i koncepteve militante dhe poet i talentuar.

Në kohën kur u arrestuan disa shokë të tij të veprimit ilegal, në muajt korrik-gusht të vitit l997, Bahriu ndodhej në Gjermani. Ai kishte shkuar atje me qëllim të forcimit të lidhjeve me shokët në emigracion. Pasi kthehet në Kosovë, vepron në ilegalitet të thellë, deri në momentin e rënies. Gjatë kësaj periudhe, së bashku me të ndodhej në ilegalitet edhe shoku i tij i pandashëm, luftëtari i përkushtuar i lirisë, Agron Rrahmani. Me Agronin e me shokë të tjerë, Bahriu kishte formuar njësitin gueril, të njohur me emrin Rexhep Mala.
Pas marrëVeshjes me strukturat e atëhershme të UÇK-së, LKÇK-ja dhe njësiti i saj guerii, u shkrinë në formacionet e kësaj ushtrie.

Në pranverë të vitit l998, Bahriu, i cili tashmë ishte pjesëtari radhëve të UÇK-së, kishte shkuar në Shqipëri, i ngarkuar me detyra të caktuara. Më 7 maj 1998, Bahriu bie trimërisht në kufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe të Mali të Zi, afër Plavës.

Bashkëkombasit liridashës në Plavë, trupin e Bahriut e varrosin në varrezat e Plavës. Pas tri javësh, vëllezërit dhe shokët, trupin e Bahriut e zhvarrosin nga varrezat e Plavës dhe e varrosin në vendlindjen’e tij, afër vëllait dëshmor, Fahriut.

Trupat e tyre sot prehen bashkërisht në fshatin e lindjes, në-Llaushë të Llapit, ku iu është ngritur një pllakë, që ruan kujtimin për vëllezërit dëshmorë të kombit: Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu. Bahriui qëndroi besnik betimit të dhënë para varrit të të vëllait, Fahriut, dhe shokut të tij, militantit Afrim Zhitia.

Pas luftës iu botuan veprat: Kundër mistifikimit, për të vërtetën, libër publicistik, në të cilin pasqyrohet qëndrimi i tij konsekuent atdhetar për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare, si dhe libri me poezi Dhembja mund dhembjen.

Publicistika e Bahriut shquhet për interpretimin realist të zhvillimeve në Kosovë gjatë viteve nëntëdhjetë.

Pozicioni itij i fortë dhe i shëndoshë kombëtar, qëndrimi militant dhe tejet konsekuent në interpretimin e realitetit, demaskimi i politikës pacifiste, apeli për unitet dhe luftë të’pakompromis kundër pushtuesit, janë tipare dalluese të kredos së tij krijuese, të shprehura në të gjitha shkrimet publicistike të botuara në shtypin ilegal të kohës.

Bahriu ka shkruar edhe poezi me përmbajtje militante.

Më i shtator të vitit i994, Bahriu ka shkruar poezinë programatike, në të cilën ka pasqyruar bindshëm qëndrimin e tij të pathyeshëm në rrugë për realizimin e aspiratave çlirimtare

S’MUND TË NDAHEM NGA LUFTA

Me gjithë mallin që kam për ty, nënë
me gjithë dhembjen që ke për mua,
me gjithë dëshirën që kam përjetë,
megjithëqë një vajzë shumë ‘e dua.
Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës,
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e vapës
megjithëqë me dëshirë do të rrija mbi tokë.
S’mund të ndahem nga lufta kurrë
s’mund të pajtohem me paqen-robëri
pashë më pashë do t’i bie ferrit,
për të shenjtën tonë liri.
Edhe vdekjen do ta puth, nënë
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem,

luftën kurr s’do ta pushoj.

(njëra prej vjershave të shkruara nga Dëshmori Bahri Fazliu)

Jeta dhe vepra e Bahri Fazliut, ashtun sikurse edhe e të gjithë dëshmorëve të tjerë, janë shembuj të përhershëm frymëzimi për brezat liridashës

Kontrolloni gjithashtu

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 - 22.4.1999)

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 – 22.4.1999)

Fshati Mushtisht i komunës së Therandës shtrihet rrëzë Bjeshkëve të Sharrit dhe në luftën e …