leoni

Françesko Xhyzepe Bider (10.1.1961 – 7.5.1999)

Françesko Xhyzepe Bider (10.1.1961 – 7.5.1999)

Françsko Xhuzepe Bider, nga Italia, është në mesin e luftëtarëve internacionalistë që ranë në luftë për çlirimin e Kosovës nga regjimi okupator serb. Përveç këtij luftëtari, në frontin e Kosharës, në luftë kundër forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rënë dëshmorë edhe Pjer Arno Pajar, nga Franca dhe Muhamed Aliu, nga Algjeria.
Vendi ku u rrit Françesko Bider është një kufi tokësor, afër 8 kilometra larg qytetit Biella. Vendi shtrihet në dyert e Luginës dhe ndodhet 80 kilometra nga Torino dhe 44 kilometra nga kryeqyteti i vjetër, Vercelli, Piemonti.
Mijëra vjet më pare do të vijnë në këto anë nomadët e parë të Izraelit. Dhe këtu, në këtë tokë, do të krijojnë popullatën e rretheve, kantoneve që mbajnë ende emrat e tyre: Levis, Vitale, Enoku, Triverio, Treves, etj,. Këto ishin getot e tyre, por ata do të gjejnë mundësi të duhur për shkëmbim tregtar për një mijë vjet.
Vetëm në vitin 1300 kjo tokë e kufirit, e qytetërimit do të bashkohet nga familja Alpine Vallesana-valdostana Challant. Këta ishin etërit e traktateve të paqes së konfederatës në vitin 1291, nga e cila ka lindur Zvicra, por edhe Italia.
Françesko Bider ka lindur më 10 janar të vitit 1961, në alpet Desate (Daser) 1500 metra mbi nivel të detit në Rosazza, ku ishte një kullotë e përbashkët me shtëpi të shpërndara. Është i biri i Gjuzepes dhe nënës, Marisë, e gjinisë Trivero. Ajo kujdesej për problemet sociale të familjes dhe ishte një nga nënat e para italiane, që e mori në përkujdesje një fëmijë refugjat nga Kenia.
Françesko ka diplomuar në Institutin e gjuhëve “Ada Negri” dhe ka qëndruar disa muaj në Indi, si përkthyes i një fotografi italian, i cili kishte një dyzinë fotografish në familjen Gandi, pastaj Sai Baba dhe njerëz si ai. Më vonë është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, në Torino. Pastaj kthehet në Biella, kërkon punë dhe pranohet në një ndërmarrje tekstili, ku ka punuar si punëtor i tekstilit. Ka qenë shumë paqësor për nga natyra dhe kishte një shpirt poeti.
Në vitin 1993 ai ishte në mesin e 5 italianëve nga 54 prej një kontingjenti me italianë dhe evropianë, që kishte marrë guximin dhe kishte çarë përpara në qytetin e Bosnjës, Gornji Vakuf, e prej atje shkon për të lajmëruar ardhjen e trupave ndërkombëtare në Sarajevë. Në rrugëtimet e tij humanitare disa herë gjatë luftës ka qëndruar në Sarajevë, në Tuzëll, në Gorazhdë dhe në Mostarin e vjetër. Hyri në Kosovë në prag të luftës, por u kundërshtua dhe u dëbua nga serbët. Pastaj shkoi në Shqipëri, në Kukës ku ishin grumbulluar humanitarët italianë.
Duke folur për vëllanë dëshmorë dhe familjen e tij, Alfredo Bider thotë:
Gjyshi im Trivero kishte frikë nga ligjet racore dhe është martuar me një malësore, ka jetuar në male, në një shtëpi me gruan e tij, në një mal në kufi me Val Aosta. Dhe u doli mirë, sepse ata u kanë shpëtuar fatkeqësive të luftës. Gjyshi i Françeskos, kishte një banesë të dytë, të pabanuar, vend në skajin e pyllit, në Deer Valley, ku qëndronte nga frika e bombardimeve dhe nuk e lejonte të lëvizte nëpër pyll.
Prindërit tanë rritën fëmijët e tyre nëpër male, dhe ndoshta kjo krijoi edhe një lidhje të pathyeshme në mesin e tyre.
Kështu ka filluar jeta jonë në bashkësi familjare, që nga lindja e djalit të madh Françeskos, në Alpe, ku ai edhe e ka kaluar fëmijërinë e hershme dhe ku pastaj kemi kaluar edhe pushimet në shtëpinë tonë, në luginën e lartë, në Cervo, ku babai im mori me qira një shkëmb të lartë malor në këtë luginë, ku babai im shkonte për gjueti të dhive të egra.
Kujtesa më e mirë që më ka mbetur mua, Françeskos e të tjerëve nga fëmijëria ime është koha kur babai, natën, afër stufës, në dhomë, merrte kitarën dhe së bashku me mamanë na këndonin këngë, derisa të gjithëve na merrte gjumi.
Ndoshta kjo jetë në male e shpjegon më së miri edhe maninë e vëllait tim për mjekrën e tij të madhe, sepse ishte simbol i një qytetërimi malor, me vlera që vlejnë për t’ i admiruar deri në fund.
Atje jetonte edhe një mik yni, një pastor i vetmuar në një vend ku tani, shtetet dhe ligjet reja, kërkojnë të kalohet mbi kurriz të kufirit, në Kodet Vigevano. Si i ri Françesko besonte në fuqinë e fjalës, ishte i bindur se me fjalë mund të ndryshohej bota, por këtë e provoi kur shkoi në Torino, për studimet e tij universitare. Atje angazhohet në politikë, në klubet dhe organizatat ku mbaheshin takime dhe debate të thata të politikanëve të ndryshëm.
Ai ishte i hipnotizuar nga të mirat e kësaj bote, po së shpejti e sheh edhe ndotjen, ndotjen e lumenjve dhe hedhjen e bërllokut përskaj rrugëve. Atë botë e kishte përshkruar me sukses, në poemën e tij për qytetin e Torinos. Ai ka shkruar shënim: “Gjëja që më së shumti më brengos është e sëmundja Juaj”.
Në këtë kohë, në fazën e tij të dytë, Françesko hyri në kulturën shoqërore të vendit të tij që vinte nga malet e Komunitetit Patti, ku e keqja nuk konsiderohej si një efekt i pashmangshëm, dhe që me anën e përparimit në skajin e mendor, mund edhe të shërohej …
Xhuzepe ishte poet në shpirtë, por ishte mjaft realist në trajtimin e rrethanave poltike dhe shoqërore, për të kuptuar se problemi i vendeve të Ballkanit nuk do të zgjidhet duke dërguar atje disa kamionë me ushqime dhe barëra mjekësore, por ishin motive të tjera, ato të idealeve të larta, që ai i posedonte.
Ai ishte i bindur se duhej luftuar për të drejtat e njeriut, duhej luftuar për të drejtat e grave, fëmijëve dhe të pleqve, që është një borxh për të gjithë njerëzit e botës dhe kjo zë shumë vend në rrëfimet dhe biografinë e tij.
Për vlerat, duhet të luftohet sepse ato nuk i realizojmë vetëm sepse i proklamojmë-mendonte ai.
Ai e dinte se në vitin 1943 banorët e Luginës tonë u ngritën në luftë kundër diktaturës së regjimit nazist-fashist. Vendi ynë luftoi dhe fitoi, madje e shpalli edhe një republikë. Ishte kjo Ossola (Del Monte Rosa). Por republika zgjati vetëm 40 ditë (40 ditë të lirisë), pastaj regjimi diktatorial ndoqi, shtypi, vrau njerëz, i dëboi ata dhe dogji fshatrat malore.
Atëbotë, kushëri i gjyshes time, Piero, u kap në majë të një mali ku jetonte dhe për fat të keq, nazistët e vranë atë, pastaj e lidhën nga këmbët dhe e tërhoqën varrë pas një mushke dhe më pas e hodhën poshtë nëpër gurë, në një luginë, ku u bë copa-copa. Daja i Françeskos ishte udhëheqësi legjendar partizan, Tomi i cili në vitin 1945 mori pjesë në një betejë për ta çliruar krahinën e Biellës dhe atje arriti, 5 ditë përpara forcave aleate amerikane.
Daja i Françeskos, Cino ishte i vetmi partizan në Biella që kishte një motor, kur partizanët e armatosur sulmojnë pikat e kontrollit në rrugë. Edhe Françesko një natë gjatë kohës së qëndrimit në Bosnjë, në një rast ishte sulmuar nga tre ushtarë serbë, furgoni ishte goditur me dy plumba, por ai kishte shpëtuar mirë.
Një natë, në rrugën e majtë të malit Igman, ai kishte përcjellë shokun e tij amerikan, Çarlin, i cili frikësohej prej territ dhe kishte ikur shumë shpejt, duke e lënë rrugë. Atë, afër një peme e takoi një boshnjak, shofer kamioni, të cilit i ndihmoi për ta zëvendësuar një kabllo, meqë kishte ngelur në rrugë dhe askush nuk tjetër nuk e ndihmoi.
Shumë nga shokët ishin habitur me guximin e tij dhe me mungesën e frikës. Unë kam përshkruar sesi në llogari të Sarajevës dhe rrethinës së saj, e gjetën veten e tyre ashtu si intelektualët evropianë dhe poetët, që erdhën nga Evropa me barkun plot dhe të armatosur. Ndërsa politikanët dhe ekonomistët po konsiderohen si profetët me idetë e tyre ekonomike dhe veçanërisht me ëndrrat e Evropës, dhe këta nuk janë më pak shkatërrimtarë sesa gjenerali Mlladiç dhe gjeneralët e tjerë që shkatërruan e varfëruan qytetet e Bosnjës dhe të Kosovës.
Në fillim të majit të vitit 1999, Françesko Bider, ndodhej në mesin e humanitarëve italianë, në Kukës. Merr vendim për t’u inkuadruar në radhët e UÇK-së dhe së bashku me disa luftëtarë nga Gjermania, Franca, Algjeria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës futet në Koshare. Sistemohet në radhët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Zonës Opreative të Dukagjinit. Formacioni i tij ushtarak ndodhej në Repartin e Padeshit, në Batalionin e Dytë të cilin e komandonte eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Hadergjonaj.
Asokohe në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri forcat serbe kishin zbarkuar mijëra ushtarë dhe teknikë moderne të armatimit, me qëllim për të mos lejuar depërtimin e forcave çlirimtare të UÇK-së. Në mesin e forcave serbe kishte edhe ushtarë dhe eporë rusë, ukrainas, moldavë e mercenarë nga vende të tjera sllave.
Françekso Bider, së bashku me luftëtarët shqiptarë dhe disa të huaj, më 7 maj të vitit 1999 ndodhej në pikën e vëzhgimit në Padesh, ndërkohë që po zhvilloheshin luftime të ashpra mes palëve ndërluftuese. Vendi ku ndodheshin pozicionet e luftëtarëve të lirisë së Kosovës, në mesin e të cilëve ishte edhe luftëtari italian Françesko Bider ishte sulmuar me armë të rënda të artilerisë. Ndëkohë një predhë e fuqishme kishte goditur vendin ku ndodhej Bider me bashkëluftëtarët e tij. Nga pasojat e shpërthimit, ai me gjakun e tij përskuqi tokën e Kosovës dhe ra dëshmor. Po atë ditë kanë rënë edhe francezi, Pjer Arno Pajar dhe algjeriani, Muhamed Ali.
Bashkëluftëtarët e tij, të Batalionit “Bjeshka”, më 11 maj, trupin e dëshmorit Bider dhe dëshmorëve të tjerë i tërheqin nga vendi i rënies dhe me nderime të larta ushtarake i varrosin në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në qytetin Bajram Curr të Shqipërisë.
Më 23 gusht 1999, trupi i dëshmorit Françesko Bider rivarroset në Varrezat e Koshares, atje ku prehet në tokën e Kosovës, së bashku me qindra dëshmorë të tjerë. Në vendrënien e tij, bashkëluftëtarët i kanë ngritur një pllakë përkujtimore. Një pllakë tetër përkujtimore është ngritur në “Varrezat e Gjata” në Parkun e Pejës.
“Françsko Bider, duket se ka qenë në kërkim të një ideje, të cilën e ka kërkuar për shumë kohë nëpër rrugët dhe trenat e Evropës dhe mendoj se vetëm një përgjigje është e mundshme. Unë mendoj se arsyeja pse vëllai im donte të kalonte pragun e kufirit me një armë, për solidaritet me ata që vërtet e bënin luftërat, ishte sepse ai gjithmonë udhëhiqej nga një strategji e tij jetike. Françesko Gjuzepe Bider, mbi të gjitha kishte një shpirt poeti, një shpirt malësori, shpirt njeriu. Ai ishte një derë e hapur e ëndrrave të lashta. Pronë e tij është edhe një libër fotografik me titull: “Atje lart” mbledhja e fundit e njërës prej fotografive të këtyre barinjve të vjetër, memecë, që duket si një album me foto nga rezervatet e fundit të indianëve”-shprehet i vëllai.
Me përkujdesin e vëllait Alfredo Bider dhe shkrimtarit e intelektualit të njohur nga Biella, Paolo Rumiz, në vitin 2006 është botuar përmbledhja me rrëfime dhe poezi e Françesko Biderit, titulluar “La Mimosa”, rrëfime dhe poezi për pyjet. Në rrëfimet e tij si dhe në poezi buron një shpirt i çiltër humanist, i frymëzuar me energji pozitive në shërbim të njeriut dhe njerëzimit. Françesko, sa e sa herë kishte deklaruar si ishte pacifist dhe antimilitarist. “I tillë kam qenë gjatë tërë jetës, por kur kam parë se si vriten pa mëshirshëm fëmijët, se si dhunohen gratë dhe se si të fortët vrasin qindra e mijëra njerëz, atëherë kam vendosur të mos rri duarkryq. Kur shoh se si serbi vret fëmijë dhe gra të pafajshme shqiptare, atëherë unë bëhem shqiptar dhe bëj përpjekje ta mbroj jetën dhe dinjitetin e tyre së bashku me luftëtarët e lirisë së Kosovës”, shkruan ai. ( A. Q.)

Françesko Bider: Poezia

Poezia është një mendim
një erë e lehtë dhe e dhunshme
e rëndë dhe e pafund
që merr frymë në ajër, në çast,
dhe pastaj ikën,
shpejt dhe lehtë,
e rëndë dhe e vetëkënaqur,
e rrëmbyer nga një jetë e shpejtë
me mendime dhe të tjera çaste
në flakë dhe në endërrime,
të shpirtit të njeriut.
Mendime të shprehura së koti,
në dëshirën e furishme dhe të kotë
për ta mbajtur këtë frymë,
për të mos vdekur kurrë mbi një fletë,
duke menduar
kalimin e një dite
… edhe për një çast…
mbi malet e memories njerëzore.

(Kjo poezi është shkëputur nga përmbledhja poetike
“La mimosa”, botuar në vitin 2006)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …