Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Ismail Qemalin në ditëlindjen e tij, duke e cilësuar themeluesin e shtetit shqiptar si burrë vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj theksoi se vizioni i Ismail Qemalit për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot strategjia e vetme kombëtare dhe qëllimi më i lartë që duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim. “Trashëgimia politike dhe atdhetare e Ismail Qemalit është udhërrëfyes i përhershëm për shtetin shqiptar dhe për rrugën tonë drejt Evropës,” u shpreh Begaj, duke nënvizuar se ideali i pavarësisë, unitetit dhe orientimit evropian vazhdon të jetë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
