Tema të tjera...
Mustafë Grainca: Njoftim mortor: Më 11 shkurt mbahet ceremonia e varrimit të Imer Graincës
09/02/2026
Më 11 shkurt mbahet Akademi Përkujtimore në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit Faton Osmani
09/02/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Deçan, ka njoftuar se të shtunën, më 17 janar 2026, në fshatin Dubovik do të mbahen homazhe për Heronjtë e Kombit: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, si dhe për Lokemadhen Ajshe Gërvalla.
Sipas njoftimit zyrtar, homazhet do të zhvillohen në ora 11:00 në Dubovik, me pjesëmarrjen e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe qytetarëve nga mbarë vendi.
Ky aktivitet përkujtimor organizohet në shenjë nderimi dhe respekti për figurat emblematike të rezistencës kombëtare shqiptare, të cilët me jetën dhe veprën e tyre u bënë paralajmërues të pranverave të mëdha të lirisë dhe pavarësisë.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre të nderojnë sakrificën sublime dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, duke ruajtur gjallë kujtesën historike dhe vlerat për të cilat u flijuan Dëshmorët e Kombit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
