Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Bajram Begaj: Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet e konfliktet kudo në botë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që së shpejti ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe t’i japin vendit tonë njohjen që meriton. Begaj tha se rindërtimi i besimit dhe ri-ndezja e solidaritetit global është më shumë se kurrë një domosdoshmëri për pajtim, mirëkuptim dhe më shumë bashkëpunim, pasi është e vetmja mënyrë se si mund të përballemi me sfidat e sotme të përbashkëta dhe globale, që nuk po prekin vetëm të tashmen, por po rrezikojnë edhe të ardhmen e brezave që do të vijnë. Sipas tij, gjithçka duhet të fillojë duke vlerësuar rajonet dhe vendet bazuar më së shumti në kontributet sesa në dështimet e tyre. “Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë. Shpresojmë të njihen kontributet tona dhe të mos lejojmë që përpjekjet që bëjmë të errësohen nga qasjet negative. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara. Begaj theksoi të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në tri komunat e Kosovës Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …