Gecaj: E bojkotuam Thaçin sepse nuk e njohim më për kryetar të Kosovës

Bajram Gecaj alarmon LDK-në: Po rrezikojmë t’i japim Kurtit edhe katër vite

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Gecaj ka paralajmëruar se marrëveshja mund ta dobësojë edhe më tej LDK-në dhe ta largojë atë nga identiteti i saj politik. Sipas tij, Albin Kurti i dëshiron zgjedhjet e 27 dhjetorit dhe para tyre i duhet një fajtor, të cilin, siç thotë ai, e ka gjetur te LDK-ja. Gecaj ka kritikuar edhe gjendjen e brendshme të partisë, duke theksuar se LDK-ja po përballet jo vetëm me kundërshtarët politikë, por edhe me mungesën e debatit dhe hapësirës për mendim ndryshe. Ai ka kujtuar se më herët e kishte arsyetuar mbështetjen e LDK-së për zgjedhjen e presidentes me nevojën për kohë që partia të konsolidohej dhe të përgatitej për përballje me Kurtin. Por, sipas tij, kjo nuk ndodhi dhe LDK-ja u dobësua edhe më shumë. Gecaj paralajmëron se marrëveshja e fundit mund t’i mundësojë Kurtit edhe katër vite të tjera në pushtet, pa ndonjë përfitim politik për LDK-në. “Katër vite janë shumë. Mjaftojnë që një parti historike të reduktohet në një logo, një zyrë dhe disa njerëz rreth një tavoline”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu: Qeveria t’i kompensojë komunat, qytetarët po pësojnë nga dëmtimi i buxheteve

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës kompensimin e komunave për …