Tema të tjera...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka marrë pjesë në protestën e komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar tubimin si pasojë të asaj që ai e konsideron qasje të ashpër dhe diskriminuese të pushtetit qendror ndaj komunave. Në një prononcim për Klan Kosovën, Gjini tha se është e paprecedentë që kryetarët e zgjedhur të komunave, asamblistët dhe zyrtarët komunalë të dalin në protestë kundër Qeverisë së Kosovës, duke argumentuar se kjo situatë është krijuar si rezultat i, sipas tij, “brutalitetit në qeverisje”. Ai kritikoi gjithashtu qeverisjen aktuale për mënyrën se si po i trajton institucionet lokale dhe tha se vendi po përballet me një periudhë që ai e përshkroi si “epoka e mashtrimit më të madh në historinë e Kosovës”. Gjini akuzoi pushtetin se po i mashtron qytetarët dhe shprehu bindjen se kjo periudhë politike do të përfundojë, duke bërë thirrje që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
