Bajrami: Falë angazhimit të SHBA-ve ne sot ndërtojmë shtetin tonë

Bajrami: Falë angazhimit të SHBA-ve ne sot ndërtojmë shtetin tonë

Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se vizita e sotme e delegacionit nga shteti IOWA në vendin tonë do të thellojë raportet mes Kosovës dhe këtij shteti federal amerikan. Ai ka thënë se Kosova ka një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të këtij shteti të fuqishëm ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë vendin tonë. “Jemi jashtëzakonisht të nderuar që sot kemi rastin të hapim vizitën e delegacionit të lartë të shtetit të IOWA-s, shtetit mik. Një partnerit të fuqishëm të Republikës së Kosovës, i cili shtet po e ndihmon Kosovën në shumë segmente. Në cilësinë e ministrit të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës iu dëshiroj mirëseardhje këtij delegacioni të lartë dhe jam i sigurt që kjo vizitë do të jetë shumë produktive, që do të thellojë raportet vëllazërore dhe miqësore të shtetit të IOWA-s me Republikën e Kosovës. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Qeveria amerikane, ndërtimit të shtetit tonë. Ne kemi një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të SHBA-ve ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë shtetin tonë“, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …