Bajrami takoi rektorin e ri, Marjan Dema

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka zhvilluar sot një takim me rektorin e sapo-emëruar të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema. Duke i uruar detyrën rektorit të ri, ministri Bajrami është shprehur i sigurt se profesor Dema, me përvojën e tij dhe kapacitetin intelektual, do ta ketë fuqinë dhe vullnetin për të filluar stabilizimin e Universitetit të Prishtinës dhe ngritjes së imazhit të tij. “Jemi të sigurt se koha e krizave në Universitet po përfundon. Jemi të sigurt se ekziston një vullnet, një konsensus i të gjithëve, që ky Universitet mund të ndërtojë një sistem të avancuar të arsimit të lartë”, tha ministri, Bajrami. Ai theksoi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit do t’i japin mbështetje të fuqishme zhvillimit të Universitetit, duke promovuar dhe duke qenë mbrojtëse të autonomisë së plotë akademike dhe financiare. Në anën tjetër, rektori Dema theksoi se besimi që i është dhënë me këtë detyrë, e obligon që ta shkrijë të gjithë potencialin e akumuluar në këtë universitet, në mënyrë që Universitetit të Prishtinës t’i kthehet imazhi dhe të ecë drejt zhvillimit dhe cilësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …