Banorët e Shtëpisë së Komunitetit të Personave më Nevojë në Deçan, dërgohen në ekskursion

Drejtoresha e Shtëpisë së Komunitetit të Personave më Nevoja të veçanta  zonja Hane (Lekaj) Berisha, bashkë më stafin e saj, kanë vendosur që personat me nevojë të kësaj shtëpinë ti nxjerri në  një ekskursion 5 ditorë në bregdetin e Velipojës. Ani pse secili nga ta është më nevoja të veçanta, kjo nuk e ka pengu stafin e kësaj shtëpie dhe vet drejtoreshën që në mënyrën më të mirë të koordinohen që sadopak tua plotësojnë kushtet edhe këtij komuniteti. Kjo është hera e parë që për këta banorë  organizohet një ekskursion i tillë e kjo është bërë në bashkëpunim më Drejtorin e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Deçanit, ku nga drejtori i këtij  dikasteri Ibrahim Selmanaj, kanë marrë edhe miratimin dhe mbështetjen financiare. Ky ekskursion tregon drejtoresha Hane (Lekaj) Berisha është organizuar nga vullneti i stafit të kësaj shtëpie, është mbështet nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Deçanit dhe donatorë ku me donacionin  e tyre ne arritëm që këtyre banorëve tua kthejmë buzëqeshjen ani pse më shëndet të dobët. Nisma të tilla janë të mirëseardhura thotë Berisha dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …