leoni

Kryetari Thaçi kërkon nga BE-ja që ta mbështesë më shumë perspektivën integruese të vendeve të Ballkanit

Kryetari Thaçi kërkon nga BE-ja që ta mbështesë më shumë perspektivën integruese të vendeve të Ballkanit

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë në Këshillin Evropian për Punë të Jashtme në Paris. Para shumë diplomatëve, përfaqësuesve shtetërorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të jetës publike në Francë, ai ka folur për rëndësinë e integrimit në Bashkimin Evropian dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe ndërmjet shteteve në Ballkanin Perëndimor. Kreu i shtetit ka thënë se dëshira për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian është ende e madhe në rajonin tonë dhe i ka bërë thirrje BE-së që të përfitojë nga ky momentum, që ta afrojë rajonin edhe më shumë seç ka bërë deri më tani. Thaçi ka folur edhe për kontekstin në të cilin rajoni ynë po punon drejt integrimit në BE.

Ai ka thënë se BE-ja me të vërtetë u përballë me një valë dhe fluks të lartë të refugjatëve dhe emigrantëve ekonomikë gjatë dy viteve të fundit, por ky trend është ngadalësuar pak dhe ka një qasje më aktive nga ana e BE-së në trajtimin e kësaj çështjeje, përkundër vështirësive të dukshme të vazhdueshme që ka sjellë kjo sfidë. I pari i vendit ka folur edhe për trendët që i janë kundërvënë populizmit të krahut të djathtë, duke përmendur suksesin e lëvizjes En Marche të kryetarit Makron. Gjithashtu, ai ka thënë se eurospekticizmi dhe lodhja nga zgjerimi nuk duhet të përdoren nga politikanët në rajonin tonë si një justifikim për të mos u reformuar, zhvilluar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ai ka theksuar se nëse në Kosovë do t’i nënshtroheshim populizmit, nuk do të mbeteshim të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë dhe as nuk do të punonim kaq shumë drejt një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin. Kreu i shtetit ka folur edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. Thaçi ka thënë se një paqe afatgjate e arritur do të kishte reflektime pozitive për të gjithë rajonin, duke larguar edhe më shumë pretendimin e ideologjive joperëndimore për depërtim në Ballkan dhe duke ulur ndikimin e zërave populistë dhe nacionalistë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …