Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprave kriminale

Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprave kriminale

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar videon ku Lulzim Basha sqaron pagesat e lobimit në SHBA. Bëhet fjalë për një dalje publike të Bashës në një emision televiziv, ku prokuroria ka ngritur edhe bazën e akuzës kundër kryedemokratit Lulzim Basha, sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierit të PD Ilir Dervishaj.

Sipas ReportTV, kjo video tashmë është sekuestruar dhe pritet të përdoret në gjyq si provë, pasi Basha jep një shpjegim mbi mënyrën e pagesës. Sipas prokurorisë së Tiranës subjekti politik, Partia Demokratike, ka mundur të vërtetojë me dokumente konkrete një pagesë prej 75 mijë dollarë në drejtim të Nick Muzin, një lobues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ajo që PD nuk ka arritur të vërtetojë në prokurori është pagesa prej gati 600 mijë dollarë, e cila nuk është bërë nga PD, por nga një kompani “Biniata Trade”. Fillimisht kjo kompani ka paguar 150 mijë dollarë. Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t’i dënojnë deri ne 10 vite burg. Konkretisht, nga dokumentet e dorëzuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojnë pagesa direkte nga ana e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 2017 për 625.000 dollarë. Partia Demokratike deklaroi ne Shqipëri vetëm 25 mijë dollarë, pra nuk njihet ende origjina e 600 mijë dollarëve që dyshohet të jenë para pa një burim të caktuar origjine. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …