Bashkatdhetarët Rahovecas, i bashkohen karvanit për përkrahjen e familjeve në nevojë

Karvanit për përkrahjen e familjeve në nevojë ju bashkuan bashkatdhetarët Rahovecas, Esat Cenka, Sedat Cenka dhe Nehat Cenka të cilët jetojnë dhe punojnë në Austri. Ata kanë dhuruar 72 pako ushqimore e higjienike dhe 72 thasë miell për familjet në nevojë. “Faleminderit vëllezërve Cenka për donacionin e dhënë. Qofshi të nderuar së bashku me familjen. Të gjitha pakot e pranuara do të shpërndahen sipas listave të familjeve në nevojë që posedon Qendra për Punë Sociale në Rahovec”, ka thënë kryetari Latifi.

Bashkë, me solidaritet mes nesh do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …