Bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe Komunës së Soestit në Gjermani, sjell pajisje me inventar për disa shkolla në Malishevë

Komuna e Malishevës ka një bashkëpunim tashmë disa vjeçar me Komunën e Soestit nga Gjermania, bashkëpunim që vazhdon edhe tash mes institucioneve, përkatësisht Kryetarit të Komunës së Malishevës Ragip Begajt dhe Kryetarit të Komunës së Soestit, Manfred Witer në Gjermani, këtë lidhje bashkëpunimi e forcojnë çdo ditë e më shumë mërgimtarët tanë si Nuhi Krasniqi dhe përfaqësues nga Shoqata e Unitetit Global Shqiptar (SHUGSH). Rezultati i një bashkëpunimi të tillë, disa shkolla të komunës së Malishevës inventarizohen me inventar shkollorë, si me banka, karrige, kompjuterë, harta shkollore, printerë, dhe pajisje tjera shkollore të cilat do të ndahen për  institucionet arsimore në Komunën e Malishevës, e kryesisht për Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe SHFMU” Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Ky donacion me inventarë shkollor është realizuar nga përkrahja e Kryetarit të Komunës së Soestit Manfred Witter, nga kontributi i mërgimtarit Nuhi Krasniqi, dhe Shoqata Uniteti Global Shqiptar. Përmbajtja e inventarit është 232, karrige, 532 banka, 28 kompjuterë, 12 banka për mësues, 1 printerë, 24 tastiera, 35 monitor, dhe 10 harta shkollore. Po ashtu këto ditë Kryetari Begaj, në shoqërim me Drejtorin e Qendrës së Kompetencës, “Kujtim Krasniqi”, realizuan disa vizita nëpër institucione arsimore profesionale, administrative, në qytetin e Soestit, ku shkëmbyen përvoja pune, ata në fund të vizitës realizuan takime me bashkatdhetarët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …