Bashkësia Islame e Kosovës vendos rregulla për të hyrë në xhami pas rritjes drastike të numrit të infektuarve

BIK e ndihmon Shqipërinë me mbi 300 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidhen ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, janë mbledhur gjithsej 304.302 euro. Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …