Bashkim Osmani, i cili akuzohet se ka qenë krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj më parë u lirua me një garanci 400 mijë euro

Bashkim Osmani, i cili akuzohet se ka qenë krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj më parë u lirua me një garanci 400 mijë euro

Bashkim Osmani, nga Kosova.  i cili akuzohet se ka qenë krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj e gjysmë më parë nga EUROPOL është liruar nga autoritet spanjolle në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh. Mediat spanjolle  shkruajnë se organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e të mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar. Ai qëndroi  afro tre muaj në paraburgim. Të martën, gjykata në Palma de Mallorca lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta. Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Vëllezërit Osmani nga Kosova njihet si miliardë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, por kanë shtrirë bizneset në Spanjë, Belgjikë e Holandë. Në shkurt 45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh. Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …