leoni

Bashkim Ramosaj: Të rënët e masakrës së Isniqit 100 vite me parë janë bazamenti i shtetit të Kosovës

Bashkim Ramosaj: Të rënët e masakrës së Isniqit 100 vite me parë janë bazamenti i shtetit të Kosovës

Në 100-vjetorin e masakrës ndaj popullsisë së Isniqit në Deçan nga forcat serbo-malazeze u nderua jeta dhe vepra e të gjithë të rënëve të kësaj masakre. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se të rënët e kësaj masakre janë bazamenti i shtetit të Kosovës. Në përpjekjen për të nderuar luftën dhe sakrificën e të rënëve, Ramosaj tha se do të ndërtojnë së paku nga një epitaf në secilin vend ku janë vrarë shqiptarë. Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj tha se masakra e vitit 1921 e kryer nga forcat serbo-malazeze ka hyrë dhe do të mbetet përjetësisht në analet e historisë kombëtare. Teksa përmendi vrasjet dhe masakrimin e shqiptarëve nga këto forca, Imeraj kërkoi që tek Mulliri Balaj në Isniq të vendoset një pllakë përkujtimore si dëshmi e gjenocidit serb ndaj popullatës së pambrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …