Bashkimi Evropian e ndihmon Kosovën me 60 mijë teste për vërtetimin e koronavirusit tek pacientët

Bashkimi Evropian e ndihmon Kosovën me 60 mijë teste për vërtetimin e koronavirusit tek pacientët

Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Kosovën me material shëndetësor i cili shërben për të nxjerrë rezultatin e testit ndaj koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”. Sipas njoftimit, materiali i dorëzuar mund të shërbejë për të vërtetuar deri në 60 mijë teste të koronavirusit. “Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për Covid-19. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …