leoni

BE

Bashkimi Evropian i mbyll “dyert” për shtetasit e Ballkanit Perëndimor edhe për 15 ditë

Shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të mund të udhëtojnë lirisht drejt vendeve të Bashkimit Europian të paktën deri më 1 gusht të këtij viti. Këshilli Europian publikoi në faqen zyrtare në internet vendimin, ku nuk përfshin asnjë nga shtetet e rajonit në listën e vendeve për të cilat hiqen masat kufizuese të lëvizjes për shkak të pandemisë së COVID-19, ku sërish Shqipëria është lënë jashtë. bNdryshe, nga vendimi i mëparshëm i fillim korrikut, kësaj here vendeve që nuk u lejohet të lëvizin drejt BE-së, pos Maqedonisë – iu bashkohen edhe Serbia dhe Mali i Zi. Listës së vendeve jo-anëtare që u hiqen kufizimet e udhëtimit në kushtet e pandemisë u shtohen vende afrikane si Algjeria, Maroku, Ruanda e Tunizia.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …