Bashkimi Evropian ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit dhe nuk e pranon në radhët e veta

Dokumenti zyrtar i përgatitur nga Presidenca finlandeze e Bashkimit Europian pas mbledhjes së ministrave të vendeve anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme propozon hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut, ndërsa hapjen e negociatave me Shqipërinë e shtynë për gjysmën e parë të vitit 2020. Në këtë mënyrë, BE-ja e ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, duke i kërkuar Komisionit Europian të analizojë edhe një herë arritjet e reformave të Shqipërisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të ministrave të Jashtëm të BE-së, 23 vende kanë qenë pro hapjes së negociatave për të dyja vendet ballkanike, ndërsa Finlanda ka propozuar hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe jo për Shqipërinë. Holanda dhe Danimarka kanë qenë kundër hapjes së negociatave për të dyja vendet, duke i cilësuar të papërshtatshme për në BE, ndërsa Franca ka vijuar të mbajë pozicion të palëkundur kundër hapjes së negociatave për sa kohë BE-ja nuk ka kaluar një proces reformimi të saj. Projekti do t’i paraqitet mbledhjes së kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së, si një material orientues për vendimmarrjen e tyre më 18 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …