Që nga dita e hënë edhe Komuna e Klinës është pajisur me E-Kiosk, vetëshërbimi digjital për nxjerrjen e dokumenteve si: çertifikata, ekstraktet apo shërbimet të tjera të gjendjes civile si dhe faturën e tatimit në pronë. E-Kiosku tani është në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
Zyrtarisht promovimin e E-Kioskut e ka bërë Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota. Bashota tha se: Klina, shënon edhe një hap të modernizimit të administratës, E-Kiosku është në shërbim për të gjithë qytetaret 24 orë. Me këtë projekt fillon një përpjekje e re në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
Qytetarët të cilët janë të regjistruar në regjistrin civil, si dhe kanë nxjerrë edhe më parë një dokument të cekura në E-Kiosk, tani me letërnjoftimin e tyre mund ta marrin dokumentin përmes vetëshërbimit digjital të E-Kioskut.