Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Skenderajt

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Skenderajt, e udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, si dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje u shqyrtua ky rend dite:

1. Fjala hyrëse;

2. Miratimi i rendit të ditës;

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

4. Propozim – Vendim për miratimin e buxhetit të Komunës së Skenderajt për vitin 2027 dhe parashikimi i buxhetit për vitin 2028–2029;

5. Propozim – Vendim mbi lejimin e shfrytëzimit të mjeteve financiare në shumën prej 10,000 € (dhjetë mijë euro), për mbështetje financiare për Osman Bytyqin nga fshati Abri e Poshtme, për rindërtimin e shtëpisë së djegur si pasojë e zjarrit;

6. Propozim për miratimin e vendimit për mbështetjen financiare për NPL “Eko-Natyra” SH.A. Skenderaj, në shumën prej 50,000.00 €;

7. Propozim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme të Komunës së Skenderajt, në shfrytëzim afatgjatë deri në 99 vite, personit fizik/juridik, parcelat me numër 699-10, 565-2, 569-0 dhe 570-1, prona publike në pronësi të Komunës, zona kadastrale Skenderaj;

8. Propozim për miratimin e vendimit për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme të Komunës, përmes procedurës së shprehjes së interesit; parcelat kadastrale me numër 699-10, 565-2, 569-0 dhe 570-1 i pronës publike të Komunës së Skenderajt.

9. Propozim për miratimin e vendimit për formimin e Komisionit të Ankesave për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt;

10. Propozim – Vendim për miratimin e Draft-Planit Komunal për Ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Skenderajt 2026–2028;

11. Propozim – Vendim për shfuqizimin e vendimit nr. 01-020/01-0020578/26, të datës 04.06.2026, bazuar në rekomandimin e MAPL-së, për zëvendësimin e një anëtareje të Komitetit për Komunitete;

12. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u rekomanduan për Mbledhjen e Kuvendit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Më afër të moshuarve pa përkujdesje familjare

Në Shtëpin e të Moshuarve pa Përkujdesje Familjare në Kryeqytet, 13 rezidentë janë pajisur me …