BBC: Fitorja e Vetëvendosjes nën hijen e sanksioneve, miliardave të humbura dhe ftohjes me Perëndimin

Dalja e Lëvizjes Vetëvendosje si forcë e parë në zgjedhjet e djeshme nuk ka kaluar pa vërejtje kritike nga mediat ndërkombëtare. BBC, në një analizë të saj, thekson se fitorja e partisë së kryeministrit Albin Kurti vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë kushtuar Kosovës qindra miliona euro dhe kanë dëmtuar rëndë pozicionin ndërkombëtar të vendit. Sipas BBC-së, Kosova ka humbur fonde të konsiderueshme të BE-së për shkak të mungesës së stabilitetit qeveritar dhe përplasjes së vazhdueshme të Kurtit me partnerët perëndimorë. Artikulli përmend se, përfshirë edhe marrëveshjet e mundshme me Bankën Botërore, humbjet financiare mund të kenë kaluar shifrën e një miliard eurove. Në të njëjtën kohë, qasja konfrontuese e qeverisë ndaj institucioneve që shërbejnë komunitetin serb në Kosovë ka acaruar situatën në veri dhe ka zemëruar Brukselin dhe Uashingtonin. BBC vë në pah se edhe pse BE-ja ka rënë dakord të heqë masat ndëshkuese të vendosura në vitin 2023, pritshmëritë ndaj Kurtit janë të qarta: një qasje më pragmatike dhe më pak dogmatike në dialogun e ngrirë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Megjithatë, duke marrë parasysh raportet e ftohta dhe mosbesimin e thellë mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, BBC shpreh dyshime serioze se kjo qasje mund të realizohet, duke e quajtur përparimin në dialog “një shpresë të kotë”. Duke e përshkruar Albin Kurtin si një figurë thellësisht polarizuese, BBC thekson se mbështetja e qytetarëve për të reflekton më shumë mungesën e alternativave bindëse sesa një miratim të plotë të politikave të tij. Sipas analizës, partitë që dolën nga lufta dhe që kanë qenë të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dominuan qeverisjen pas vitit 2008, por dështuan të sjellin prosperitetin e premtuar – një dështim që vazhdon të rëndojë mbi skenën politike të vendit. Artikulli i BBC-së përfundon duke ngritur pikëpyetje serioze mbi koston reale të kësaj fitoreje elektorale: a do të sjellë ajo stabilitet dhe përmirësim të marrëdhënieve ndërkombëtare, apo do ta thellojë më tej izolimin politik dhe ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …