Nisma Socialdemokrate jashtë Kuvendit, Limaj nuk arrin pragun zgjedhor

Nisma Socialdemokrate nuk do të përfaqësohet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj ka arritur rreth 15 mijë vota në nivel vendi, duke mos kapur pragun e nevojshëm për të siguruar mandate parlamentare. Rezultati më i mirë i Nismës është regjistruar në komunën e Malishevës, ku ajo ka dalë e dyta pas Lëvizjes Vetëvendosje. Deri më tani, zyrtarët e këtij subjekti nuk kanë bërë ndonjë deklarim lidhur me këtë rezultat dhe nuk kanë dhënë detaje për planet e tyre të ardhshme politike.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …