leoni

“Grupi i zjarrit” brenda BDI-së kërkon mobilizimin e anëtarësisë së këtij subjekti politik për të kërkuar llogaridhënie

BDI: Izet Mexhiti pranoi vetë që ka vendosur për legalizimet në Çair, e jo ligji

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj qëndrimeve të shprehura të ish kreut të komunës së Çairit, Izet Mexhiti,  dënon ashpër tentativën e tij për t’i ikur përgjegjësisë për krimin e  bërë me legalizimet e objekteve dhe ndërtesave në Çair duke hedhur fajin në mënyrë absurde dhe pa asnjë bazë ligjore ndaj qytetarëve të Çairit  Izet Mexhiti botërisht pranoi në televizion se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërtesave i ka marrë si kryetar i komunës dhe me preferenca politike-korruptive, e jo në mënyrë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore. Parashtrojmë pyetjen se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre. Mbrëmë, Izet Mexhiti e pranoi me gojën e vet atë që e dinë të gjithë dhe mediat e kanë botuar, e ajo është që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji! Ftojmë organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë të veprojë sipas detyrës. Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Taravari ka vendosur që Aleanca për Shqiptarët, të shkojë në koalicion me partitë opozitare shqiptare para zgjedhjeve në Maqedoni

Taravari përkrah fuqishëm VMRO-në nacionaliste, e cila kërkon një gjykatë Speciale për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka vlerësuar lart programin e koalicionit …