BDI

BDI-ja konsideron se opozita shqiptare në Maqedoni është jo-dinjitoze, tinëzare dhe destruktive

BDI-ja konsideron se opozita shqiptare  në Maqedoni është jodinjitoze, tinëzare dhe destruktive e cila çdo ditë i ndryshon qëndrimet dhe vendos kushte vetëm për shqiptarët, vazhdon të qëndrojë në sportelet pritëse të korridoreve të LSDM dhe VMRO me të vetmin qëllim për të rrënuar të arriturat kombëtare dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre për humbjen e thellë. Shqiptarët nuk meritojnë opozitë pa kapacitete demokratike dhe pa moral politik për të bartur përgjegjësi para votuesve dhe para organeve partiake. Humbët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, më pastaj humbët në zgjedhjet lokale të vitit 2017, humbët në referendum sepse ishit shqiptarët e vetëm që bojkotuan referendumin për NATO dhe BE, humbët edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, por edhe në zgjedhjet lokale në Dibër në 2019, për të humbur përfundimisht në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ndërsa keni humbur edhe kur ishit pjesë e partive tjera që nga viti 2002. Kur do ta lironi skenën e uzurpuar opozitare të mbushur me rekord humbje thuhet në një postim të BDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …