BDI përshëndet vendimin e Qeverisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbrëmshme ka përshëndetur edhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit, i cili do ta mbajë emrin e Nobelistes sonë “Nënë Tereza”.  Me këtë rast Kryesia Qendrore e BDI-së, konstatoi se ky projekt është edhe një arritje e madhe për shqiptarët në Maqedoni, i cili duhet të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve me relevancë, sepse në këtë mënyrë realizohet edhe një dëshirë e kamotshme e shqiptarëve të Maqedonisë.  Kryesia Qendrore e BDI shprehet se hapja e këtij Universiteti është bërë e mundëshme si rezultat i punës dhe potencialit njerëzor që ka krijuar  Universiteti i  Tetovës.  BDI gjithashtu pëtshëndet edhe hapjen e dy fakulteteve të reja, atë të bujqësisë dhe pedagogjisë në UT si dhe vendimin për ndërtimin e konviktit për studentët e UT-se.  Universiteti i Tetoves dhe ai i Shkupit janë projekte madhore që do të jenë në dobi të gjeneratave të reja dhe në dobi të cilësisë së arsimit superior në gjuhën shqipe.


 


 


24. 12. 2015  6 dhe 8.00    (Dy lajmet e para edhe ne 21.00)


 


Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka vendosur se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, është dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Konstatoj  qe akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin që sapo është publikuar.


 


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”. Mësohet se të pandehurit janë Naser Osmani, Bahri Shabani, Shkelzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Agron Kamberaj, Agim Deshishku.


Sipas aktakuzës, në datën 20 janar, 2012, në Prishtinë, të dyshuarit në cilësinë e personave zyrtar, përkatësisht i pandehuri Naser Osmani në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), Bahri Shabani në cilësinë e drejtorit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, në bashkëpunim me personat e tjerë zyrtar në cilësinë e anëtarëve ndërkombëtar të BD të AKP-së, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre.


 


Me rastin e festës së Krishtilindjesm Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar Ipeshkvin, Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë në vend. “Të gjithë meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj me urimet më të sinqerta. Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te njerëzimi sjell mesazhin e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e dashurinë. Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë”, thuhet në urimin e Myftiut Tërnava.


 


Tribunali i Hagës po ngre pikëpyetje të reja në kredibilitetin e tij, edhe ashtu të rrënuar. Gjykata që merret me krimet në ish-Jugosllavi, ka vendosur që t’i lirojë përkohësisht edhe dy zyrtarë të lartë serbë në regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Bëhet fjalë për serbët, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të cilët akuzohen për krime lufte. Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë arsyetuar vendimin e tyre se të akuzuarit do të paraqiten në gjykim, edhe pas lirimit të përkohshëm. Ata do të merren nga qendra e paraburgimit në Hagë e të dërgohen në aeroport, prej nga do të dërgohen në Beograd dhe do të dorëzohen tek autoritetet serbe. Prokurorët e Hagës të cilët e kanë kërkuar burgimin e përjetshëm për dy serbët e akuzuar, pohojnë se Jovica Stanishiq dhe zëvendësi i tij Franko Simatoviq, ishin pjesë e një grupi të përbashkët kriminal në të cilin grup ishte edhe Millosheviqi dhe udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiq. Viteve të fundit, Tribunali i Hagës ka liruar disa serbë të akuzuar për krime lufte me pretekstin se kanë ‘probleme shëndetësore’. Rasti më eklatant është lirimi i ish-kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel. Pavarësisht ndalesave nga Tribunali, ai jo vetëm që nuk i ka përfillur ato, madje i toleruar nga autoritetet serbe, ka bërë thirrje luftënxitëse ndaj Kosovës.


 


Qeveria e Kosovës ka njoftuar opinionin se nuk është riaktivizuar radari ushtarak serb në Kopaonik, i cili ishte bombarduar nga NATO. Në komunikatë thuhet se ekzekutivi ka biseduar me KFOR-in për këtë çështje, për çka ka marrë përgjigjen se nuk ka kurrfarë radari në Kopaonik. Qeveria e Kosovës ka komunikuar zyrtarisht me KFOR-in prej të cilit ka marrë konfirmim zyrtar për këtë çështje. Në kuadër të kompetencave të veta, KFOR-i kryen inspektime të rregullta në vendndodhjen e radarit të shkatërruar për ta verifikuar gjendjen e tij. Radari i shkatërruar ushtarak i Serbisë nuk është riaktivizuar e as që është ri-instaluar ndonjë radar i ri në këtë pikë. Për më tepër, sipas konfirmimit të KFOR-it, riaktivizimi i radarëve në fjalë është rreptësisht i ndaluar nga Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999. Qeveria e Kosovës, me këtë rast, përgëzon KFOR-in për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shpreh konsideratën më të lartë për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.


 


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim homologun e tij italian, Paolo Gjentiloni. Në këtë takim u fol për të arriturat e vendit, me theks të veçantë agjendën evropiane të Kosovës. Zëvendëskryeministri, tha se Kosova është burim i stabilitetit në rajon dhe nënvizoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik me Italinë. Ai foli edhe për zhvillimet brenda Kuvendit të Kosovës. Sipas tij “Marrëveshjet janë vetëm pretekst për të nxitur zgjedhje të reja, për të cilat realisht nuk ka nevojë”.


 


Me rastin e festave të fundvitit, një numër i madh i mërgimtarëve po kthehen në Kosovë. Për fat të keq, pjesa dërrmuese e tyre po zgjedh Serbinë për të hyrë në territorin e Kosovës. Pavarësisht raportimeve për maltretime, kolona të gjata e bllokime nga autoritetet serbe, mërgimtarët vazhdojnë pa menduar dy herë të përdorin rrugët e Serbisë. Kjo ka detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të bëjë thirrje që të zgjedhin vendkalimet kufitare ku ka më pak pritje. “Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, janë duke bërë përpjekje gjatë tërë kohës që pritjet të jenë sa më të shkurta, mirëpo jo e gjitha varet nga institucionet e Kosovës. Andaj i lusim të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë me vetura, të shfrytëzojnë edhe vendkalimet tjera kufitare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.


Partitë opozitare kanë përkrahur idenë e kryetares, Atifete Jahjaga për themelimin e një komisioni me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do ta shqyrtonin Marrëveshjen për Demarkacionin. Sidoqoftë, ata kanë përsëritur kërkesën që Qeveria paraprakisht të tërheq nënshkrimin nga Marrëveshja aktuale dhe të bëjë shkarkimin e Komisionit, të drejtuar nga Murat Meha.


 


Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen me 27 janar në Bruksel. Duke folur mbi procesin e normalizimit të marrëdhënieve, diplomati amerikan ka thënë se “dialogu po lëviz përpara, ndonëse nuk po zhvillohet me shpejtësinë e duhur”. Ambasadori Kirby ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, duhet të plotësohen nga të dyja palët.


 


Mali i Zi është pranë përfundimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Kosovën. Një komision parlamentar tashmë ka paralajmëruar se votimi i kësaj çështje pritet të ndodh brenda këtij viti. Komisioni legjislativ i Kuvendit të Malit të Zi i ka dhënë mbështetje marrëveshjes së nënshkruar me 26 gusht në Vjenë mes ministrave të Jashtëm të të dyja vendeve. Deputetët malazezë kanë rekomanduar që Kuvendi ta miratojë këtë Marrëveshje në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi.


 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …