BE-ja kërkon zhbllokimin e krizës politike: Kosova të krijojë institucionet pa vonesa

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje akterëve politikë që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja, duke theksuar se vendi nuk duhet të humbasë kohë në procesin e konsolidimit institucional. BE-ja ka refuzuar të komentojë bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm, duke theksuar se negociatat politike dhe marrëveshjet eventuale janë përgjegjësi e vetë partive politike. “BE-ja nuk komenton bisedimet politike në zhvillim, negociatat apo marrëveshjet e mundshme për koalicione ndërmjet subjekteve politike. U takon akterëve politikë të Kosovës të gjejnë zgjidhje dhe të sigurojnë themelimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së. Bashkimi Evropian ritheksoi se mbetet i përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në zhvillimin demokratik dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian, por nënvizoi se përparimi në këtë proces kërkon institucione funksionale. Sipas BE-së, krijimi i institucioneve të qëndrueshme pa vonesa është thelbësor për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, për të zbatuar reformat e domosdoshme dhe për të avancuar agjendën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së kritikon bllokimin institucional: Kosova nuk është pronë e asnjë partie

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas ndërprerjes së …