Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në mes të ngërçit politik dhe bllokadës për konstituimin e Kuvendit. Përmes një reagimi publik, Haradinaj iu drejtua Kurtit me tone ironike, duke aluduar në qëndrimin e tij politik me shprehjen “krejt ose hiç”. “Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt. Sa mirë që po të sheh kombi ynë se në çfarë derexhe je ardhur!”, ka shkruar Haradinaj. Reagimi i tij vjen në kohën kur skena politike në Kosovë vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa partitë parlamentare nuk kanë arritur ende marrëveshje për konstituimin e institucioneve të reja.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
