BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri

Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj vendit vetëm pas transferimit të rregullt të pushtetit lokal në komunat veriore. Në raportin e prezantuar nga ambasadori i BE-së, Aivo Orav, theksohet se “heqja e mëtejme e masave do të ndodhë kur të arrihet një bartje e rregullt e qeverisjes vendore në veri dhe të vazhdojë de-përshkallëzimi”. Këto masa, të vendosura në qershor të vitit 2023 pas tensioneve në veri, kishin për qëllim shtyrjen e Kosovës drejt një zgjidhjeje që përfshin rikthimin e përfaqësimit legjitim të serbëve në pushtetin lokal. Pavarësisht zgjedhjeve të fundit ku Lista Serbe fitoi në të gjitha komunat veriore, BE-ja kërkon dorëzim të rregullt të pushtetit para se të zbutë sanksionet. Sipas Institutit GAP, mbi 613 milionë euro fonde nga programet evropiane janë pezulluar ose vonuar, duke prekur sektorë si energjia, infrastruktura dhe mjedisi. Pezullimi i fondeve dhe ndërprerja e kontakteve të nivelit të lartë me Brukselin e kanë dobësuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, ndërsa vendi mbetet jashtë Këshillit të Evropës dhe pa status kandidati në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku kishte paralajmëruar: “Moralisht s’mund të jetë kryeministër nëse s’garanton për ish-krerët e UÇK-së”

Disa muaj para se Albin Kurti të dërgonte letrën në Hagë për lirimin me kusht …