BE mesazh të qartë Kuvendit: Respektoni Kushtetutën, gjeni kompromis dhe zhbllokoni institucionet

Zyra e Bashkimi EvropianPrishtinë ka bërë të ditur se po i ndjek nga afër zhvillimet në Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon, ka deklaruar se të gjitha palët politike duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të siguruar institucione stabile. “BE-ja në Kosovë po ndjek nga afër zhvillimet në Kuvend. Është përgjegjësi e të gjithë aktorëve politikë që të zbatojnë Kushtetutën e Kosovës, të arrijnë kompromisin e nevojshëm dhe të sigurojnë stabilitetin institucional në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gaon. Ai rikujtoi gjithashtu se viti 2025 ishte cilësuar si “vit i humbur”, duke theksuar se është në interes të Kosovës që të përshpejtojë reformat dhe të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian. Sipas tij, Bashkimi Evropian ka ndarë 882.6 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkani Perëndimor, me afat zbatimi deri në fund të vitit 2027, ndërsa afati për 13 hapa reformash është 30 qershor 2026. Po ashtu, ai përmendi edhe 216 milionë euro përmes programeve IPA dhe 205 milionë euro nga projektet WBIF, duke theksuar se këto fonde kërkojnë ratifikim dhe funksionim normal të Qeverisë dhe Kuvendit. Gaon shtoi se BE-ja mbetet e gatshme ta mbështesë Kosovën, por për këtë nevojiten partnerë institucionalë funksionalë me të cilët mund të bashkëpunojë.

Kontrolloni gjithashtu

Batuta e Ramës në konferencën për Ukrainën ngjall të qeshura dhe duartrokitje në Poloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me një batutë në …