Artan Behrami alarmon për rendin kushtetues: Kosovës i duhet urgjentisht Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke vlerësuar se vendi po përballet me shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike. Sipas Behramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosova dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore. Ai ka theksuar se mungesa e pasojave për shkelësit ka krijuar precedent të rrezikshëm për funksionimin demokratik të shtetit. Sipas deputetit të PDK-së, Republika e Kosovës sot më shumë se kurrë ka nevojë për një mekanizëm institucional të posaçëm që do ta mbrojë rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …