BE mund të pezullojë Shengenin

Ministrat e brendshëm të
Bashkimit Evropian, në takimin e djeshëm kanë vendosur që të përgatisin një bazë
ligjore dhe politike për rikthimin e kontrolleve kufitare brenda zonës së
Shengenit deri në dy vjet. Sipas ministrit holandez për Migrim, Dijkof Klaas,
ministrat janë pajtuar për kërkesën drejtuar Komisionit Evropian rreth përgatitjes
së një propozimi për përdorim të nenit 26 të Kodit të Kufijve Shengen. Ky nen parashikon
futjen e kontrollit të kufijve të brendshëm deri në dy vjet, nëse ka të meta
serioze në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. Kontrolli kufitar i kufijve të
brendshëm mund të vendoset vetëm në rast të kërcënimeve të sigurisë për shkak të
ngjarjeve të jashtëzakonshme. Presioni i paparë prej valës së migrantëve dhe
refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, i ka sjellë para kolapsit shumë
shtete evropiane. Greqia si dhe kufiri midis Maqedonisë dhe Bullgarisë vlerësohen
si pikat më të dobëta, nga ku depërtojnë migrantët e paligjshëm. Ndërkohë,
klasa politike në Kosovë e ka kthyer liberalizimin e vizave në një qëllim në
vetë, duke pranuar madje edhe kompromiset e rënda në Bruksel, pa i analizuar
rrjedhat e përgjithshme në një Evropë e cila po shkon drejt mbylljes.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …