leoni

BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës kërkojnë që Shqipëria ta lejojë shpifjen, sepse sipas tyre është specialitet i shqiptarëve

BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës kërkojnë që Shqipëria ta lejojë shpifjen, sepse sipas tyre është specialitet i shqiptarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sjellë shembullin e vendeve të botës dhe ligjeve të tyre ndaj shpifjes dhe fyerjes, ku në shumicën e tyre është vepër  penale dhe në disa vende merren vetëm masa administrative me gjobë, por në vlera të larta.

“Raporti i OSBE-së në vitin 2017  nënvizon se në 42 shtete nga 57 anëtare të OSBE, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza e thellë për ligjin, rezulton se ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari, 20 shtete, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Polonia. Portugalia, Sllovenia, Spanja. Greqia, Italia, Suedia, Luksemburgu, Malta, Holanda, parashikojnë fyerjen vepër penale, që dënohet me burg.

5 shtete, Qipro, Irlanda, e të tjera  e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislacionin civil. Dhe Anglia zbaton gjobën më të lartë 200 mijë stërlina. Bullgaria dhe Franca e parashikojnë vepër penale dhe dënim me gjobë dhe jo me burgim.  Legjislacioni më i ashpër ndaj fyerjes dhe shpifjes, është ai i Gjermanisë. Kodi Penal parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen, dhe rastësisht është vendi ku ka më pak shpifje, më pak fyerje. Në SHBA Byroja e Hetimit ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo lloj websajti dhe çdo lloj përmbajtje që konsiderohet cenuese në shumë aspekte. Në Gjermani është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues në rrjetet sociale, dhe është sot përpjekja më e suksesshme për të shuar përmbajtjen potencialisht të dëmshme në interneti. Rama tha se BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës ka kërkuar që Shqipëria të mos i referohet këtyre shteteve që kanë legjislacione kaq të ashpra.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …