Bedri Hamza: Dialogu me Serbinë sfidë e pashmangshme, objektivi mbetet njohja reciproke

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se dialogu me Serbinë vazhdon të jetë një prej çështjeve më të ndërlikuara politike për vendin. Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive, Kosova duhet të synojë një marrëveshje përfundimtare që përfshin njohjen reciproke. Hamza u shpreh se asnjë qeveri nuk e dëshiron këtë proces në agjendë me vullnet të plotë, por dialogu mbetet realitet dhe pjesë e domosdoshme e ndërtimit shtetëror. Ai rikujtoi se edhe në të kaluarën janë zhvilluar negociata e janë arritur marrëveshje, me nivele të ndryshme zbatimi. Si shembull, përmendi Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, që sipas tij i ka mundësuar Kosovës të vendosë pikat doganore në të gjitha pikat kufitare. Sa i përket fazës tjetër të dialogut, Hamza theksoi se fokusi duhet të jetë në arritjen e marrëveshjes finale. “Unë insistoj që ne të lëvizim drejt marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke dhe ta mbyllim temën, pa lënë hapësirë për procese të ndërmjetme”, deklaroi Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi mbështet protestën pro-UÇK në Shkup

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën …