Begaj takoi banorët e Plloqicës së Epërme

Në kuadër të takimeve me banorët e Komunës së Malishevës, i pari i komunës, Ragip Begaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Plloqicë e Epërme, me të cilët ka biseduar për investimet në këtë fshat të largët, e me theks të veçantë për ndërtimin e ujësjellësit.

Kryetari Begaj, i ka njoftuar banorët e këtij fshati, lidhur me planifikimet komunale, për investime në infrastrukturën e fshatit, si dhe për investimin e përbashkët, për ndërtimin e ujësjellësit, ku është i përfshirë edhe Plloqica e Epërme, ndërsa sfidë për ndërtimin e ujësjellësit, është hapësira e përshtatshme për ndërtimin e objektit të ujëmbledhësit, për shpërndarjen e ujit në fshat.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit, e kanë falënderuar kryetarin Begaj për vizitën, ndërsa i kanë paraqitur para tij, brengat dhe nevojat e fshatit, përderisa e kanë mirëpritur ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …