Kryetari Asllanaj ka pritur përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi

Një delegacion  i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, të mërkurën ka vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Gjatë takimit në zyrën e tij ata kanë biseduar për mundësinë e një bashkëpunimi reciprok në mes të Komunës së Suharekës dhe Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi. Për punën që po bënë Unioni, për aktivitetet  dhe për atë së kush është dhe me çka merret Unioni ka fol Ahmet Bella, sekretar, i cili ka thënë se: ”Në Suedi janë diku rreth 70 mijë shqiptarë, shumica prej të cilëve janë të kyçur nëpër Shoqata të ndryshme që pastaj këto shoqata diku rreth 40 sosh janë pjesë e Unionit të Shoqatave Shqiptare. Ne financohemi nga shteti suedez dhe qëllimi ynë është të mos i shkëputemi kontaktet me vendlindjen, që fëmijët tanë dhe rinia jonë të mos asimilohet”. Ndërsa për aktivitetet kulturore ka fol Ramadan Reshitaj, i cili ka numëruar aktivitetet si Festivali i poezisë dhe muzikës krijuese shqiptare ( tash e 15 vite organizohet ), Festivalin e folklorit për diasporën shqiptare edhe jashtë Suedisë si dhe tash tri vite organizohet edhe Festivali për fëmijë, si  dhe çdo herë organizojmë manifestime me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Për aktivitetet sportive që zhvillohen në kuadër të Unionit, ka fol Fevzi Ademi.

Kryetari Asllanaj, pasi u njoftua për aktivitetin e Unionit, ka përgëzuar shqiptarët për të gjitha të arriturat dhe ka porositur delegacionin që krahas aktiviteteve  kulturore dhe sportive të angazhohen edhe në inkurajimin e bizneseve që të investojnë në vendlindje, sepse nëse shqiptarët nuk investojnë fillimisht, vështirë se Kompanitë e huaja do ta bëjnë këtë. Në fund të takimit u bisedua edhe për vizita të ndërsjella në mes të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi dhe Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …